Transmetuar më 28-06-2017, 12:56

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar ish-komisarin Artan Cuku me medaljen e “Shqiponjës së Artë”. Dekorimi i të ndjerit Cuku erdhi pas propozimit të ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj.

Nd⌂rkohë më 14 qershor, Ministri Demiraj i ka akorduar ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (pas vdekjes), Medaljen e Nderit, me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.

Artan Cuku u vra në prill të këtij viti pranë banesës së tij në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë.