Transmetuar më 28-06-2017, 12:07

Ka përfudnuar në Tiranë ndërtimi i këndit të 17 i lojërave për fëmijë. Parku te ish-Fusha e Aviacionit është transformuar në një hapësirë argëtimi e rekreacioni për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguroi qytetarët se pavarësisht periudhës zgjedhore dhe stinës së verës përpara, punët publike për përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje kanë vijuar me të njëjtin ritëm.

“Jam shumë i lumtur që kemi mbajtuar fjalën që i dhamë komunitetit dhe fëmijëve. Siç kemi premtuar, ka fushatë, s’ka fushatë, ka pushime, s’ka pushime, ka zgjedhje, s’ka zgjedhje, ka numërim, s’ka numërim, puna në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë. Ky është këndi i 17 i lodrave, pas atij te Parku i Liqenit. Kur janë mbushur dy vjet nga administrata e re e bashkisë, kemi treguar se ku ka vullnet ka një rrugëdalje. Ky ka qenë një park i projektuar nga Edi Rama kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, është ruajtur si një zonë urbane për aktivitet çlodhës dhe më vjen mirë që edhe pse ishte degraduar pas vitit 2011”, tha Veliaj.

Investimi i realizuar nga Bashkia e Tiranës përfshin ndërtimin e një këndi sportiv, këndit të lojërave dhe këndit të forcës. Gjithashtu, është mundësuar dhe ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur, me stola. /k.k/noa.al/