Transmetuar më 28-06-2017, 11:56

Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, kryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian, italiani Gianni Pitella ka shprehur mendimin e tij pozitiv mbi rezultatin e tyre.

Në mesazhin e tij Pitella e ka cilësuar fitoren e socialistëve si një lajm të madh për Europën, ndërsa thekson se rizgjedhja e Ramës shpreh se ëndrra europiane është akoma e gjallë në këtë vend.

“Për Europën është një lajm i madh fitorja socialiste dhe krijimi i një qeverie socialiste në Shqipëri e cila është e impenjuar drejt Bashkimit Europian, barazisë e politikave progresiste.

Rizgjedhja e Edi Ramës, shpreh se ëndërra europiane është akoma e gjallë në këtë vend e se shqiptarët shohin të ardhmen e tyre brenda Bashkimit Europian”, u shpreh Pitella.