Transmetuar më 28-06-2017, 11:17

Nëse ju kanë mbaruar produktet kozmetike, mos u shqetësoni pasi kjo vajzë nga Shanghai i Kinës do t’ju mësojë se si të bëni make-up me produkte ushqimore.

Ajo përdor miell dhe pluhur kakao për të krijuar një krem pudër, i cili më pas aplikohet në lëkurë nëpërmjet një kërpudhe që përdoret si sfungjer.

Pluhuri i kakaos mund të përdoret edhe për ti dhënë vetullave formën që ju dëshironi. Ndërsa lëngu i manaferrave shërben për t’i dhënë faqeve nuancë rozë dhe buzëve një ngjyrë natyrale.

Kështu pra, nëse ndodh që produktet kozmetike të kenë mbaruar, kjo vajzë jua shpjegon mënyrën se si mund të krijoni gjithçka në ambiente shtëpiake.