Transmetuar më 28-06-2017, 10:35

Gjithçka ka ndodhur live në Facebook. Kjo mund të quhet vërtetë një video shokuese ku tregohet momenti kur një grua përpiqet që të shpëtojë të dashurin e saj i cili kishte marrë heroinë mbidozë. Pamjet janë filmuar brenda një automjeti të parkuar në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara.

Disa banorë të zonës që ndodheshin aty vunë re makinën e parkuar dhe shkuan për të parë se çfarë kishte ndodhur. Fillimisht ata menduan se burri ishte i vdekur, ndërsa gruaja ishte duke fjetur. Ajo u zgjua sapo vuri re kalimtarët dhe e tmerruar filloi të masazhojë dhe t’i bëjë frymëmarrje artificiale burrit, i cili zgjohet pas disa minutash.

Gruaja dëgjohet në video duke falenderuar kalimtarët që e zgjuan pasi në të kundërt i dashuri i saj tashmë do të kishte vdekur. /k.k/noa.al/