Transmetuar më 28-06-2017, 09:57

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe deputete e kësaj force politike Monika Kryemadhi me sa duket është e gëzuar për fitoren e PD-së në Kavajë.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin e saj social Facebook, Kryemadhi thotë se qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e territorit. Ajo i shpreh mirënjohjen kandidatit të LSI -së që doli i treti , por nuk heq dorë edhe nga slogani "LSI forcë e parë".

"Përshëndetje qytetarë të Kavajës. Pavarësisht nga blerjet masive të votës në Kavajë, sot qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e territorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës. Mirënjohje dhe respekt kandidatit tonë, Maksim Kona. LSI forcë e parë, LSI forcë e paparë", shkruan Kryemadhi. /b.l/noa.al/