Transmetuar më 28-06-2017, 09:02

Pasi ka mbyllur zgjedhjet me një fitore fantastike, me 74 deputete që i lejojnë qeverisjen vetëm, por me mesazhin e fortë për opozitën, të cilës i shtrin dorën për vijimin e marrëveshjes, kryeministri Rama e ka nisur ditën me një përshëndetje për gjithë shqiptarët.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rilindjes fantastike të teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë”, shkruan Rama ne faqen e tij ne FB.

Pasditen e djeshme, Partia Socialiste ka festuar mes ovacionesh dhe brohoritjeve, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Kryeministri Edi Rama falënderoi të gjithë shqiptarët, të majtë dhe të djathtë për besimin që i dhanë për të drejtuar i vetëm qeverinë e re, ndërsa u shpreh se Shqipëria foli troç dhe që sipas tij, populli ka zgjedhur PS, për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse. /b./l/noa.al/