Transmetuar më 28-06-2017, 08:50

Sa më të larta temperaturat, aq më të ftohtë e duam ujin gjatë ditëve dhe netëve të nxehta. Megjithëse shkenca jep shpjegimet e veta, njerëzit janë gjithmonë të prirur të pinë sa më shumë ujë të ftohtë gjatë verës.

Por sidomos para gjumit, uji i ftohtë akull nuk është i rekomanduar, sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë gjatë natës.

Uji i ftohtë me akull duhet shmangur sidomos para gjumit. Pirja e ujit të ftohtë jo vetëm që ngadalëson tretjen, por njëkohësisht ul ritmin e metabolizmit duke ngushtuar enët e gjakut dhe duke ulur ndjeshëm hidratimin.

Në këtë mënyrë, uji i ftohtë nuk e lejon trupin të bjerë në qetësi dhe të bëhet gati për gjumë. Për këtë arsye rekomandohet gjithmonë që, të paktën para se të flesh, pi një gotë ujë në temperaturën e ambientit.