Transmetuar më 28-06-2017, 08:08

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat mbrëmjen e djeshme, duke njoftuar se kishte vendosur që të ngrijë funksionin e kryetarit të PD-së dhe duke nisur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Pas kësaj deklarate i pari që ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike është Eduard Selami dhe këtë gjë e ka bërë nëpërmjet rrjetit social “Twitter”.

“Demokratë të nderuar, me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar", shkruan Selami.

Eduard Selami është një ndër kritikët e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Ai nuk u përfshi në listat e PS-së për deputetë në këto zgjedhje. Kujtojmë që zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike mbahen në muajin korrik. /b.l/noa.al/