Transmetuar më 27-06-2017, 22:30

Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili tha se nuk do të tërhiqet “duke i braktisur demokratët dhe qindra mijë shqiptarë, por duke luftuar deri në fund, për ta dhe me ta”, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetes së djathtë Majlinda Bregu.

Ajo shkruan se “Basha belbëzoi zëmekur "ngrirjen" e tij duke ua lënë fajin të tjerëve por sipas saj, ai është përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e strukturave dhe mospërfilljen e forumeve vendimarrëse të PD”.

Postimi i plotë i Majlinda Bregut:

Folen Shqiptaret me 25 Qershor!

Demokratet thirren edhe me fort me mungesen e tyre! 190 mije vota minus!

Lulzim Basha belbezoi zemekur "ngrirjen" e tij duke ua lene fajin te tjereve!

E para, "Ngrirja" nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!

Lulzim Basha i doli per Zot listes dhe vendimeve te tij!

I doli per Zot standartit te zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave ne Qeveri!

I doli per Zot kontrollit e drejtimit te nderrmarrjeve me buxhet financiar per "te mbyllur" rubinetin e perdorimit te parave publike ne fushate!

I doli per Zot projektit te tij te Republikes se Re me premtimin se do ishte KM i saj!

I doli per Zot mitingjeve dhe nje fushate pa shpirt, pa fryme duke e quajtur me te miren e me masiven qe kishte pare PD!

Ai Njesh-i , ne Isha-t!

Ai I dlire, ne mekatare!

Sot duhet t’ i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD!

Si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD!

Por prej sot,duhet t’i dale per Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil per kurthe e armiq klase!

Give me a break Lul! In defeat, defiance!

Ne humbje, mosbindje!

Nuk perpjestohet humbja!

A do gjesh ndonje dite kurajo t’i thuash vetes te verteta para pasqyres?/a.k/noa.al/