Transmetuar më 27-06-2017, 22:28

Nëse Basha nuk jep dorëheqjen e parevokueshme, demokratët duhet të marrin në dorë fatet e Partisë Demokratike. Kështu është shprehur Jozefina Topalli, në një reagim në facebook, mbrëmjen e sotme.

Një ndër zërat më kritikë të PD-së në këto katër vite, Topalli e quan të papranueshme refuzimin e z. Basha për të mos dhënë dorëheqjen.

“Partisë Demokratike duhet me i dalë zot. Në një situatë si kjo, kur Lulzim Basha nuk pranon të marrë as përgjegjësite që i takojnë, siç ndodh në çdo vend tc botcs percndimore, (pasi e çoi buzë gremine PD), reagimi i tij është hileqar, tallje, tinzi, banalitet dhe papërgjegjshmëri e frikshme që mund të çojë në asgjësimin total të PD.

Në keto kushte, nëse Basha nuk jep dorëheqjen e parevokueshme, demokratët duhet të marrin fatin në dorë, me protesta dhe forma të ndryshme demokratike, me synim kthimin e PD-së demokratëve”, shkruan Topalli.

Ajo e mbyll reagimin e saj duke thënë “ai është i paaftë për t’u turpëruar”. /k.k/noa.al/