Transmetuar më 27-06-2017, 22:22

Zhvillimet brenda opozitës po sfumojnë vëmendjen nga fitorja e Edi Ramës në zgjedhje, pasi po ashpërsohet deri në kufijtë e skandalit, lufta brenda Partisë Demokratike.

Pasi në dy deklarata të ndryshme, nga rreth 96 zyrtarë të PD që kërkonin dorëheqjen e parevokueshme të Bashës, para pak çastesh ka dalë me thirrje për protesta kundër tij, ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet. Partise Demokratike duhet me i dal zot. Ne nje situate si kjo, kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon, sic ndodh ne çdo vend te botes perëndimore, (pasi e çoi buze gremine PD-në), reagimi i tij është hileqar, tallje, tinëzi, banalitet dhe papërgjegjshmëri e frikshme qe mund të çojë në asgjësimin total të PD.

Në keto kushte. nese Basha nuk jep dorëheqjen e parevokueshme, demokratet duhet të marrin fatin në dorë, me protesta dhe forma të ndryshme demokratike, me synim kthimin e PD -se demokratëve”, – bën thirrje Topalli.

Më tej vijon: “Ngrirja qesharake, antistatuore është akt amoral, është fshehje nga faji e përgjegjësia. Fyerja që i beri demokrateve qe kërkojnë te shpëtojnë nga asgjësimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme. Sa per dinjitetin qe kerkonte momentin kjo nuk ka lidhje me Lul Bashën. Ai eshte i paafte per t’ u turpëruar”, – mbyllet deklarata e ashpër e Topalli. /noa.al/