Transmetuar më 27-06-2017, 22:17
Publicitet

Kërkesa për largimin e Bashës, pas saj qëndron Sali Berisha dhe ithtarët e tij

Pas kërkesës së dy grupeve me zyrtarë, deputetë dhe ish deputetë të PD, qëndron ish kryeministri Sali Berisha dhe hapat për të detyruar Bashën të dorëhiqen u bënë vetëm me bekimin e tij, mëson noa.al nga burime të besueshme brenda PD.

Emrat që gjenden në listën e plotë të mëposhtme, kanë kërkuar dorëheqje të parevokueshme të Bashës dhe madje duan që ai të mos qëndrojë më në PD as me ngrirje të funksionit si kryetar i saj.

Këta emra, një pjesë e mirë njihen për lidhje të forta me Sali Berishën.

Deklaratat e grupit nismëtar nr 1 dhe nr 2, ishin përgatitur që ditën e djeshme dhe po mbaheshin pezull deri sot pasdite pasi pritej bekimi i Berishës.

NOA mëson se disa prej emrave të PD kanë bërë biseda dhe takime sot me Berishën dhe vetëm pasi ai u dha OK, vendosën të publikojnë deklaratat me kërkesën për largimin e Bashës.

Në listë, spikatin emra që njihen si mbështetës të Berishës edhe pas largimit të tij nga kreu i PD, njëkohësisht, shumica e tyre edhe kundërshtarë të Bashës.

Mes tyre, Edith Harxhi, Gergj Lezhnja, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës, Juela Meçani, ish këshilltare e Berishës, Suzana Guxholli, ish këshilltare e Berishës, Besnik Mustafaj, ish ministër i Jashtëm dhe kritik i Bashës, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Keltis Kruja, bashkëshorti i këshilltares aktuale të Berishës, Erla Mëhilli, Shaban Memia, etj.

Tani nuk dihet cili do të jetë hapi i radhës, por burimet brenda PD i thanë NOA-s se plani është që të kërkohet me forcë rikthimi i Berishës në krye të kësaj partie, për të prirë edhe organizimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri demokrat.

Lista e deklaratës së parë

1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 3. Edith Harxhi Anëtar i KK 4. Edvin Kulluri Anëtar i KK 5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK 7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 8. Grigels Muçollari Anëtar i KK 9. Gent Minarolli Anëtar i KK 10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK 11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator 13. Juela Meçani Anëtar i KK 14. Leonard Olli Anëtar i KK 15. Ledina Aliolli Anëtar i KK 16. Mirgen Lata KK 17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare 18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

Lista e deklaratës së dytë paralele

Besnik Mustafaj, Gjergj Lezhja, Tomorr Alizoti, Julian Deda, Leonard Olli, Zana Guxholli, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Ridvan Bode, Armand Teliti, Astrit Patozi, Keltis Kruja, Agron Musaraj, Igli Cara, Ardian Kollozi, Rajmond Hoxha, Eleina Qirici, Gjergji Papa, Bedri Hoxha, Roland Keta, Kreshnik Bozho, Gent Minarolli, Mirgen Lata, Shrefedin Shehu, Fabian Topollaj, Grigels Mucollari, Arieta Keci, Andi Permeti, Kozma Dashi, Ferdinand Shehu, Roland Keta, Dashnor Sula, Shaban Memia, Arqile Gorea, Artur Shehu, Vasillaq Ndreko, Ermira Qosja, Luter Nuraj, Atird Hoxha, Viktor Bezhani, Gjovalin Bzheta, Edi Vecani, Vilson Haxhiraj, Agron Hasanbasha, Mirela Mucaj, Remzi Haxhiu, Bedri Luku, Iriat Hyka, Mirela Hasanaj, Ilia Milo, Artur Ajazi, Edlira Jakova, Renato Preza, Koco Bello, Valter Miza, Ramadan Hoxha, Genci Doci, Ilir Laci, Bedri Mihaj, Florian Dani, Vasillaq Ngresi, Nexhmi Dokollari, Ermir Petriti, Demir Gjana, Spartak Shaholli, Armand Cenolli, Aurel Agolli, Ilir Kondi, Ndue Paluca, Guri Tatari, Ilir Krosi, Kristo Cipa, Nexhmie Xhuveli, Vasil Milo Rrapo.

Loading...