Transmetuar më 27-06-2017, 22:15

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim falënderuar në sheshin “Nënë Tereza” gjatë pasdites së sotme.

Në shesh kanë qenë edhe figura të njohura të Partisë Socialiste të cilët  kanë festuar me dy gishtat lart, që ishte edhe simboli i PS-së në këto zgjedhje, që nënkupton numrin 2 në fletën e votimit.

Kryetari i PS-së për Tiranën Saimir Tahiri, ka publikuar një video në Facebook ku shfaqet me Lindita Nikollën, Mirela Kumbaron, Niko Peleshin dhe Bledi Çuçin duke festuar fitoren e formacionit të tyre politik me gishtat lart.

“Me skuadrën e më të mirëve”, shkruan Saimir Tahiri krahas videos./a.k/noa.al/