Transmetuar më 27-06-2017, 22:07

Grupi nismëtar për shkarkimin e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, reagoi sonte pas deklaratës së kreut të PD se ngrinte menjëherë funksionet e tij.

“Pasi u njohëm me qëndrimin e Zotit Lulzim Basha, konstatojmë se shkeljet e Statutit nga ana e tij vazhdojnë: Vendimi i marrë prej tij për vetëngrirje të funksioneve të Kryetarit është në kundërshtim me Statutin e PDSH. Vendimi për delegimin e kompetencave është po kështu antiStatutor”, – thuhet në deklaratë.

“Deklarata për të qëndruar dëshmon që nuk reflekton për përgjegjësinë e tij për humbjen e thellë të PD. Demokratët nuk do t’ju lejojnë!”, thuhet në deklaratë.

1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 3. Edith Harxhi Anëtar i KK 4. Edvin Kulluri Anëtar i KK 5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK 7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 8. Grigels Muçollari Anëtar i KK 9. Gent Minarolli Anëtar i KK 10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK 11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator 13. Juela Meçani Anëtar i KK 14. Leonard Olli Anëtar i KK 15. Ledina Aliolli Anëtar i KK 16. Mirgen Lata KK 17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare 18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti