Transmetuar më 27-06-2017, 21:46
Vijon numërimi i votave për kryetarin e ri të bashkisë së Kavajës. Deri në këto momente janë numëruar 55 nga 84 kuti, ku vihet re një garë e fortë mes dy kandidatëve, të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Nga rezultati paraprak, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Dorjan Murati. Raportohet se deri më tani janë numëruar kutitë e Golemit, Helmasit dhe Synejt.
Nga 53 kutitë e numëruara, ka dalë ky rezultat:
PS, Dorjan Murati – 6869 vota
PD, Isa Sakja – 6649 vota
LSI, Maksim Kona – 1144 vota.
Qytetarët e Kavajës votuan në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. /k.k/noa.al/