Transmetuar më 27-06-2017, 21:41

Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës Eduard Shalsi, i cili u zgjodh deputet, ka shprehur një falënderim për të gjithë qytetarët e Pogradecit që votëbesoi formacion politik që ai përfaqëson.

Ai e quan rezultatin “jo vetëm një shuplakë për politikën e vjetër të gënjeshtrave dhe baltës, por edhe një dëshmi e fortë se askush nuk mund të tallet me mençurinë e shqiptarëve që dijnë të bëjnë dallimin”.

Falenderimi i Shalsit:

Fuqia e njerëzve të zakonshëm!

Faleminderit çdo pogradecari që na votëbesoi vullnetin e tij, për ta ngritur Pogradecin dhe Shqipërinë në lartësinë ku e meritojnë të jenë!

Rezultati ishte jo vetëm një shuplakë për politikën e vjetër të gënjeshtrave dhe baltës, por edhe një dëshmi e fortë se askush nuk mund të tallet me mençurinë e shqiptarëve që dijnë të bëjnë dallimin.

Fitorja është e çdo shqiptari që pret shtet, kurse rezultati është përgjegjësia jonë e madhe, për të shërbyer me përulësinë për të cilën, ka patur aq shumë nevojë politika e kohëve të fundit./a.k/noa.al/