Transmetuar më 27-06-2017, 20:08

Skuadra e Real Madridit bën transferimin e parë zyrtar në këtë merkato verore.

Skuadra që fitoi Ligën e Kampioneve ka transferuar mbrojtësin e Atletico Madrid, Theo Hernandez.

“Jam shumë i emocionuar që në sezonin e ri do të luaj me skuadrën që ka lojtarët më të mirë në botë”, tha Theo përballë gazetarëve.

Madrilenët kanë paguar 24 milionë euro për të marrë shërbimet e mbrojtësit 24-vjeçar./a.k/noa.al/