Transmetuar më 27-06-2017, 20:04

Një përfaqësi prej 19 anëtarësh dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike, kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Përmes një deklarate të përbashkët, ata shprehen se kryetari i Partisë Demokratike është përgjegjës i disfatës në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe në këto kushte duhet të largohet.

“Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD", thuhet në deklaratë.

Kritikë në qëndrimin e tyre, 19 anëtarët e PD-së thonë se Basha bëri fushatë elektorale për listën e vet duke mos reflektuar asnjë nga kauzat e opozitës.

“Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS. Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj”, vijon më tej deklarata. /k.k/noa.al/

Anëtarët të cilët kanë shkruar deklaratën:

Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 

Edith Harxhi Anëtar i KK 

Edvin Kulluri Anëtar i KK 

Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 

Fabian Topollaj, Anëtar i KK 

Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 

Grigels Muçollari Anëtar i KK 

Gent Minarolli Anëtar i KK

Gjergj Lezhja Anëtar i KK 

 Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 

 Julian Deda Anëtar i KK, koordinator 

 Juela Meçani Anëtar i KK 

 Leonard Olli Anëtar i KK 

 Ledina Aliolli Anëtar i KK 

 Mirgen Lata KK 

 Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare 

Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti 

 Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti