Transmetuar më 27-06-2017, 20:01

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e parë të fitore në Sheshin “Skënderbej” ka falenderuar bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe nënën e tij Aneta Rama.

“Dua ta felenderoj Lindën që vazhdon të më durojë shumë më heroikisht sesa duroj unë miqtë e katundit mediatik. Faleminderit gruas tjetër, Aneta Ramës e cila megjithëse është e vetmja në familjen tonë që nuk lë gazeta pa lexuar dhe portal pa klikuar, akoma nuk e ka humbur durimin”, u shpreh Rama.

Krahas bashkëshortes së tij dhe nënës, kryeministri Rama ka dhënë një mesazh edhe për djalin e tij të vogël Zahon.

“Kur të rritet Zaho që s’do mbajë mend asgjë nga kjo fushatë jo vetëm që është i vogël, por sepse është ende i depolitizuar në një çati ku nuk flitet për politikë në prani të tij do krenohet me ato që fal kësaj force ne do kemi për Shqipërinë e 4 viteve të ardhshme”, tha Rama.