Transmetuar më 27-06-2017, 19:29

Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të një tjetri është regjistruar ditën e sotme në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot- Rubik, në vendin e quajtur Fang në Mirditë, ku automjeti Peugeot me targa XA16DHL  ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, A. Sh., 45 vjeç, si dhe është lënduar pasagjeri në mjet, shtetasi V.K., i cili pas ndihmës mjekësore në spitalin e Rrëshenit, është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë,  ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake, shkak dyshohet humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Policia dhe grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/

Foto arkiv