Transmetuar më 27-06-2017, 19:16

Ylli Manjani ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë komentin e parë pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës. I bindur se Edi Rama mori 10 mandate më shumë për shkak të mospjesëmarrjes në votime të rreth 160 mijë shqiptarëve, Manjani kërkon bashkim të forcave opozitatare , për të mos lejuar atë q ai e quan diktaturë.

“ Pa dyshim që anti qeveritarët janë më të shumtë në numër, por për shkak të përçarjes larguan elektoratin dhe legjitimuan Rilindjen në krye të qeverisë. 160 000 votat që munguan në këto zgjedhje i dhanë Rilindjes të paktën 10 mandate më shumë, për të njëjtën sasi votash që mori në 2013! Largimi i tyre nga votimi solli pushtetin absolut të Ramës. Prandaj është detyrë urgjente e grupimeve anti qeveri që të ndërtojnë një FRONT TË GJERË OPOZITAR!

Shqiptarët opozitarë janë më shumë se Rilindja. Kjo është i sigurtë! Partitë, shoqatat, grupime të tjera duhet të bashkohen, nëse duan të mos lejojnë vendosjen e Diktaturës.

Kjo është imperativ! PD dhe LSI më së pari duhet të jenë dy forca që krahas riorganizimit të tyre të brendshëm, të ngjizin së bashku Frontin e Opozitës. Kjo duhet bërë edhe me parti të tjera pavarsisht peshës elektorale në votimet e Rikindjes! LIBRA, PDS dhe grupime të tjera duhet të jenë në këtë front të përbashkët! Nëse opozitarizmi ngelet i përçarë, Rilindja do ta ketë rrugën e lirë të sundojë, për të qeverisur nuk bëhet fjalë!

Bashkimi bën fuqinë! Përçarja shkatërron Shqipërinë! Fronti opozitar nuk ka nevojë për përjashtime, por për të gjithë që rrefuzojnë Rilindjen” shkruan Manjani.

Iah-minisitr thotë më tej se hashashi dhe konçensionet do të rikthehen sërish në katër vitet e ardhshme, ndaj bashkimi sipas tij, duhet të ndodhë menjëherë. /k.k/noa.al/