Transmetuar më 27-06-2017, 18:57

Një vajzë e re në Ersekë i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme pasi është vetëhelmuar me fotoksinë.

Kanë qenë familjarët e saj ata që e kanë gjetur 26 vjeçaren S.H., banuese në fshatin Kagjinas, Ersekë, pa shenja jete në banesë.

Mesa duket doza e lëndës helmuese ka qenë në sasi të madhe dhe ajo nuk ka arritur të mbijetojë, pavarësisht ndihmës së familjarëve.

Për të zbardhur rrethanat e vdekjes së saj, materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”./b.l/noa.al/