Transmetuar më 27-06-2017, 18:53

Kur na ndajnë edhe pak nga përfundimi i plotë i gjithë procesit të numërimit të votave të 25 qershorit, kanë nisur edhe urimet e para që vijnë në adresë të Kryeministrit Edi Rama. Pas Kancelares Angela Merkel, një tjetër lider i është bashkuar urimeve për fitoren e Ramës.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një mesazh dërguar Edi Ramës, shprehet se kjo fitore i forcon marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë.

“Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdhëniet tona.  Shqipëria dhe Turqia partnere strategjike. Gëzuar Bajramin gjithë shqiptarëve” shkruan në mesazhin e tij Erdogan.

Kreu i shtetit turk e ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Kryeministrit shqiptar. /k.k/noa.al/