Transmetuar më 27-06-2017, 18:43

Vijon numërimi i votave në Kavajë për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë. Sipas rezultateve të fundit, janë numëruar 40 kuti.

Kavaja do të mësojë sot emrin e kryetarit të ri të Bashkisë pas shkarkimit të Elvis Roshit. Pas një vonese prej pesë orësh për shkak të mungesës së numëruesve të PS-së ka nisur procesi për numërimin e votave në 84 kutitë e votimit.

Në krye me vota, është Dorian Murati, kandidati i Partisë Socialiste. Murati është në avantazh me 609 vota ndaj kandidatit të PD-së Isa Skaja.

Rezultati i 40 kutive të numëruara nga 84

Dorian Murataj i PS-së  4644 vota

Isa Sakja i PD-së 4035 vota

Maksim Kona i LSI-së 667 vota

Kavaja votoi të dielën për përfaqësuesit e rinj në parlament si dhe për kryetarin e ri të bashkisë. /b.l/noa.al/