Transmetuar më 27-06-2017, 18:29

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka lexuar si një përgjegjësi të madhe fitoren e partisë që ai përfaqëson. Pas përfundimit të numërimit në qarkun e Elbasanit, Balla pati një komunikim me median ku vlerësoi procesin zgjedhor të së dielës si dhe atë të numërimit.

Deputeti ironizoi edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim kur tha, “ajo forca e parë ku shkoi”.

“ E rëndësishme është që ne do ta lexojmë mirë këtë besim që na dha Elbasnai. Jam i sigurt se gjithcka që kemi nisur do ta bëjmë me përgjegjësi të lartë. Nuk e shohim si një fitore elektorale por si marrje e përgjegjësisë. Siç ju kemi thënë ne nuk heqim dorë për punë, mirëqenie dhe për një shtet që ti shërbejë të gjithëve.

Procesi i votimi ishte i vështirë këtu në Elbasan, por dua ta them që gjithçka shkoi brenda standardeve dhe çdo parti politike duhet të pranojë rezultatin. Ajo forcë e parë nga shkoi”, tha Balla.

Në qarkun e Elbasanit Partia Socialiste mori 7 mandate, më shumë se çdo parti tjetër. /k.k/noa.al/