Transmetuar më 27-06-2017, 17:15

Vijon numërimi i votave në Kavajë për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë. Sipas rezultateve të fundit, janë numëruar 34 kuti.

Në krye me vota, është Dorian Murati, kandidati i Partisë Socialiste. Murati është në avantazh me 448 vota ndaj kandidatit të PD-së Isa Skaja.

Renditja për 28 kuti të numëruara:

Dorian Murati (PS) – 4022 vota;

Isa Skaja (PD) – 3574 vota;

Maksim Kona (LSI) – 608 vota.

Kavaja votoi të dielën për përfaqësuesit e rinj në parlament si dhe për kryetarin e ri të bashkisë. Kujtojmë se deri pak muaj më parë bashkia drejtohej nga Elvis Rroshi. /b.l/noa.al/