Transmetuar më 27-06-2017, 17:04

Deputetja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, tha se procesi zgjedhor nuk arriti standardet më të larta. Ajo tha se ishte proces që u stis nxitimthi. 

Duke cituar thënien popullore “kush mbjell erë, korr stuhi”, Doda tha se ata që e gatuan këtë morën atë rezultat që morën, duke nënkuptuar kreun e opozitës.

Doda e cila renditej e dyta në listën e Tiranës, ka mbetur jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Po ashtu PDIU rrezikon të mos marrë dhe mandatin e parë në Tiranë, me një diferencë shumë të ngushtë votash.

“Partitë e mëdha kanë siguruar deputetë me shumë pak vota dhe kjo është për shkak të sistemit të monitoruar vetë që nuk është në të mirë të vendit. Shqipëria sot është në pragun e një lloj kontrolli absolut dhe te sistemi zgjedhor gjithashtu. Kush mbjell erën, korr stuhinë! Presim një proces që duhet të mbarojë deri në fund.

Sipas përllogarive jemi shumë afër mandatit në Tiranë. Nëse do kishim koalicione do kishte 10-12 deputetë. Kjo është një shkelje. Ja ku jemi dhe njëherë në dëshirat e më të mëdhenjve”, është shprehur Mesila.