Transmetuar më 27-06-2017, 15:26

Valët e të nxehtit afrikan do të vijojnë në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta. Zonat më të nxehta ku termometri do të ngjitet deri në 39 gradë C pritet të jenë qytetet: Tiranë, Elbasan, Kuçovë, Fier, Lushnje Berat, Gjirokastër e Sarandë.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore do të shfaqen kalime vranësirash të lehta. Kthjellimet dhe temperaturat e larta do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të tyre duke arritur deri në 40 gradë C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Masat ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë afrikane do të mbeten sërish prezent për pellgun e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura ekstremist të larta, më të larta temperaturat pritet të shënohen në Ballkanin perëndimor. 

Po ashtu me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të paraqiten Europa veriore dhe lindore. Ndërsa ishujt britanike sie dhe Europa qendrore do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të cilat herë pas here do të jenë rrebeshe. /b.l/noa.al/