Transmetuar më 27-06-2017, 14:45

Janarin e shkuar, në vigjilje të Australian Open, Serena Williams i dhuroi të fejuarit të saj, Alexis Ohanian një çantë letre brenda të cilës gjendeshin 6 teste pozitive shtatzënie.

Kjo ishte një surprizë shumë e madhe për çiftin e pazakontë, ajo tenistja më e mirë në botë, ai bashkëthemeluesi i Reddit.

Tenistja 35-vjeçare dhe i fejuari i saj 34-vjeçar janë tashmë në pritje të një djali.

Ndërsa është 6-muajshe shtatzënë dhe në muajin shtator pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, Serena Williams ka pozuar krejt e zhveshur në kopertinën e “Vanity Fair”. /b.l/noa.al/