Transmetuar më 27-06-2017, 14:17

Pas mbylljes së numërimit të votave për deputetë në Kavajë ka nisur procesi i numërimit për kryetar të bashkisë. Mësohet se deri tani ka përfunduar numërimi për 10 kutitë e para, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Dorjan Murati.

Konkretisht:

PS- Dorjan Murati ka marrë 1289 vota

PD- Isa Sakja ka marrë 1159 vota

LSI- Maksim Kona ka marrë 248 vota.

Kavaja votoi të dielën për përfaqësuiesit e rinj në parlament si dhe për kryetarin e ri të bashkisë. Kujtojmë se deri pak muaj më parë bashkia drejtohej nga Elvis Rroshi. /b.l/noa.al/