Transmetuar më 27-06-2017, 13:52

Numërimi i kutive të votimit po u vjen fundi dhe tashmë fituesi po projektohet qartë.

Partia Socialiste do të qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme në një epërsi të ndjeshme ndaj asaj demokratike.

PS siguroi 74 mandate deputetësh, përkundër PD e cila ka marrë vetëm 43.

Por ky rezultat duket se i ka zhgënjyer shumë demokratët aq sa në selinë blu, gjatë natës mes të hënës dhe të martës është ngjitur një banderolë kundër kryedemokratit Lulzim Basha.

“Basha IK”, shkruhej në banderolën e ngjitur në mur, e cila është hequr nxitimthi ndaj të gdhiri.

Qysh prej daljes së rezultateve që orientonin fitoren drejt PS, janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Deri më tani Basha nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me rezultatin, duke pritur deri në fund numërimin e votave. /a.y/noa.al