Transmetuar më 27-06-2017, 13:24

U pushua nga puna pasi u ngacmua seksualisht. Janë këto akuzat e ashpra të 22-vjeçares angleze Kate Hannah, nga Beverley, e cila punonte si kameriere në një lokal nate.

Vajza fundjavën që lamë pas, shkroi një postim denoncues në Facebook, ku tregonte se si ishte veshur në punë dhe se çfarë i ndodhi.

Vëllai i pronarit të saj i kishte thënë se nuk ishte veshur në mënyrën e duhur, pasi nuk kishte veshur reçipeta, duke i’a thënë këtë në sy të klientëve dhe punonjësve të tjerë.

Siç shkruan Daily Mail, shumë persona duken dakord me pretendimin e pronarit, por e reja thotë se e ai e kishte fyer.

Ishin të shumtë komentet në mbështetje të shefit të saj, duke i’u kthyer të resë me fjalët se duhet të shkonte në punë e veshur siç duhet dhe të tregonte format provokuese poshtë bluzës gri. /a.y/noa.al