Transmetuar më 27-06-2017, 13:13

Pas përmbylljes së numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, në Kavajë ka nisur numërimi i votave për Bashkinë. Janë hapur vetëm 6 kutitë e para dhe nga numerimi i tyre rezulton se kandidati i PS-së, Dorian Murati kryeson me 652 vota.

Pas tij, demokrati Isa Sakja ka marrë 439 vota, kurse Maksim Kona i LSI, në keto kuti ka marrë vetëm 140 vota.

Pas bllokimit të procesit dhe ndërhyrjes në vend nga ana e Ministrit të Brendshëm, ka nisur numrimi për votat e bashkisës së Kavajës.

Procesi i numërimit nisi pas 4 orësh bllokimin, pasi nuk shkonin numëruesit e PS-së, duke e mbajtur kështu peng “nisjen e numerimit”.

Kujtojmë që në garë janë kandidatët Maksim Kona nga LSI, Isa Sakja nga PD dhe Dorjan Murati nga PS. /b.l/noa.al/