Transmetuar më 27-06-2017, 12:59

Tom Doshi i cili ishte i vetmi që mori mandat deputeti si përfaqësues i Partisë Social Demokrate në Shkodër, rrëfen për bisedën që zhvilloi me Kryeministrin Edi Rama, pas fitores.

Ai tha për mediat ditën e sotme se “E kam uruar Kryeministrin Rama për fitoren dhe Kryeministri më ka uruar”.

Më tej shtoi se premtimet e tij kanë mbështetjen e Kryeministrit për mandatin katër vjeçar.

Doshi i cili katër vite më parë fitoi mandatin si socialist por që më tej u shkëput nga PS, deklaroi se “Unë e mora i vetëm mandatin dhe më shumë faktor kundër meje duke tentuar të më dëmtojnë”.

Ai hidhi akuza për blerje votash duke thënë se ka shkuar deri në një milion lekë pazari për tre vota.

Gjithashtu Doshi pretendon se priste rezultat më të mirë. /a.y/noa.al