Transmetuar më 27-06-2017, 12:44

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha sot paradite.

Mësohet se ka qenë Basha ai i cili ka shkuar në zyrën e Berishës ku ka qëndruar rreth 45 minuta në zyrën e tij. Takimi vjen pas humbjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare ndaj PS-së, duke rënë edhe bastionet e saj.

Ndërkohë që shumë demokratë dhe zëra të fortë brenda PD-së fajësojnë Bashën për këtë humbje, duke i kërkuar edhe dorëheqjen.

Me sa duket Basha është konsultuar me liderin historik të PD-së Sali Berisha për qëndrimin e tioj pas zgjedhjeve. /b.l/noa.al/