Transmetuar më 27-06-2017, 12:07

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, uron Kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndërsa numërimit të votave po u afron fundi dhe tashmë Partia Socialiste është projektuar si fituese, Merkel nuk ka vonuar të dërgojë mesazhin e saj.

“Urime të merituara! Pres të takohemi për pak ditë, shkruan Merkel në mesazhin drejtuar kreut të qeverisë.

Merkel dhe Rama pritet të takohen në pak ditë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë. /a.y/noa.al