Transmetuar më 27-06-2017, 11:41

Fillimisht Sara Hoxha u tregua e rezervuar, duke mos e shfaqur me fytyrë djalin e saj London, por tashmë teksa ai ka mbushur gjashtë muajsh, nuk ka rezistuar dot.

Ajo ka publikuar në Instagram pamje të plota të të birit, ku sidomos në pjesën e syve dhe vetullave, London i vogël duket një kopje identike e të atit.

Deri më tani ajo dhe Ledioni e kishin treguar vetëm pjesërisht të voglin, ndërsa kjo është hera e parë ku tregohet fytyra e tij.

Sara Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të Top medias, Dritan Hoxha, solli në jetë më 13 dhjetor djalin e saj si fryt i lidhjes me prezantuesin Ledion Liço

Pak kohë më parë Sara bëri shpjegimin e emrit të djalit ku tha se, “London, sepse është vendi ku unë dhe babai yt u dashuruam dhe rritëm ndjenjat. Noor, sepse je dritë në jetët tona dhe sepse Noor (dritë) + Itan= Dritan”. /a.y/noa.al