Transmetuar më 27-06-2017, 11:28

Bllokohet për disa minuta procesi i numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto” në kryeqytet.

Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, tek Vendi i Numërimit të Votave, nr. 35 i cili ndodhet në shkollën “Vasil Shanto”, kanë kërkuar të hyjnë dy shtetas pa dokument identifikimi me vete.

Ata nuk janë lejuar nga punonjësit e policisë që të hyjnë në ambientet e kësaj VNV-je.

Si rrjedhojë është ndërprerë procesi i numërimit të votave për disa momente.

Më tej pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë lejuar të futen në VNV dhe procesi i numërimit ka rifilluar normalisht. /a.y/noa.al