Transmetuar më 27-06-2017, 11:20

Një shqiptar dhe e dashura e tij rumune janë arrestuar nga policia italiane, në Firenze, të kapur me lëndë narkotike kokainë.

Leonard Gjoka 32 vjeç dhe e dashura e tij Florina Catalina Ancuta 25 vjeç, u vunë në pranga gjatë ditës së djeshme, pasi në banesën e tyre u gjetën 2 kilogramë kokainë.

Ndërkohë policia i gjeti çiftit edhe një shumë prej 70 mijë euro, të cilat dyshohet të jenë fryt i shitjes së lëndës narkotike.

Ndaj të dyshuarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që po punohet për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë të tyre.

Prej disa kohësh Gjoka dhe partnerja e tij mbaheshin nën vëzhgim, për shkak të aktivitetit të tyre të dyshimtë. /a.y/noa.al

Foto arkiv