Transmetuar më 27-06-2017, 09:44

Një burrë i cili nuk pranonte dot përfundimin e lidhjes, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij në një fshat të Gramshit dhe e ka kanosur me armë.

I dyshuari për ngjarjen është Elidon Gjoni, 38 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, i cili u arrestua nga policia.

Gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku Gjoni dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë ish-bashkëjetuesen M.A., 30 vjeçe.

Mësohet se ai i kërkonte të resë që të bashkoheshin sërish, pasi në të kundërt do e pësonte.

Në cilësinë e provës materiale 38-vjeçait i’u sekuestrua pistoleta me të cilën kanosi të renë.

Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al