Transmetuar më 27-06-2017, 08:20

Alarm në qiell. Një avion i kompanisë ‘AirAsia’ i nisur nga Australia me destinacion Kuala Lumpur, në Malajzi, u detyrua të ulet pas 90 minutash këtë të diel për shkak të një problemi në motor.

Airbus A330 në të cilin ndodheshin 359 persona nisi të pësonte avari të forta, duke bërë që të piloti të detyrohej të bënte ulje emergjente.

Sophie Nicolas një pasagjere që ndodhej në avion tha se “Piloti na tha, se uroj që të luteni të gjithë dhe të zbresim pa problem”.

Fatmirësisht ulja u bë pa problem dhe që të gjithë pasagjerët janë shëndoshë e mirë. /a.y/noa.al