Transmetuar më 26-06-2017, 23:38

Janë numëruar deri në orën 23.40, 87.28 për qind e votave të kutive të qendrave të votimit dhe nga rezultatet e deritanishme në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 73 mandate deputetësh.

Në të gjithë qarqet e vendit PS prin ndjeshëm, me përjashtim të Kukësit ku dominojnë demokratët.

Në rang kombëtar deri tani janë numëruar 4680 kuti votimi nga 5362 që janë në total.

Bazuar në këto rezultate PS merr 73 mandate deputetësh.

Ndërkohë Partia Demokratike merr 43 deputetë, Lëvizja Socialiste për Integrim 19, PDIU e Shpëtim Idrizit 4 mandate dhe Partia Social Demokrate një mandat.

Rezultatet e votave deri në 22.30

PS – 658.622 vota ose 48,32% / 73 deputetë

PD – 394.587 vota ose 28.95% / 43 deputetë

LSI – 195.430 vota ose 14,34% / 19 deputetë

PDIU – 65.226 vota ose 4,79% / 4 deputetë

PSD – 12.089 vota ose 0.89% / 1 deputet