Transmetuar më 26-06-2017, 20:54

Detektivët e qytetit Blackburn në Angli, kanë publikuar një video, me qëllim që ta kenë më të lehtë të identifikojnë përdhunuesin i cili vraponte pas një adoleshenteje.

Në video shihet qartë një burrë i cili fillimisht përshëndetet me vajzën, dhe në një moment i afrohet dhe tenton të bisedojë me të.

Pas kësaj ai e kap nga mbrapa, por ajo arrin të mbrohet dhe fillon të ikë nga. Incidenti ka ndodhur më 14 qershor, ndërsa sulmuesi është përshkruar si një persona me prejardhje nga Azia, rreth 20 vjeç.

“Për fat të mirë ajo ka arritur të ikë dhe t’i shpëtojë më të keqes. Por ne kërkojmë nga të gjithë që kanë çfarëdo informacioni lidhur më këtë burrë që të na kontaktojnë në stacionet e policisë apo në numrin pa pagesë”, thuhet në një komunikatë të policisë, e cila kërkon ndihmë për identifikimin e agresorit.