Transmetuar më 26-06-2017, 15:58

Shapkat me gisht janë ndër më të përdorurat gjatë ditëve të nxehta. Por sa jeni të gatshëm të paguani për të pasur një palë të tilla.

Firma toskane në Itali “Beechic”, ka krijuar shapka me gisht tejet të shtrenjta, ato më të shtrenjtat në botë.

Një ide e lindur për të sfiduar tregun në Emiratet e Bashkuara Arabe, e realizuar në bashkëpunim me artizanë të argjendarive të luksit në Arrezo.

U deshën më shumë se dy vite punë dhe studim, për të kurorëzuar projektin.

Në këto shapka me gisht është vendosur një pllakëz floriri 24 karatë në pjesën e pasme, ndërsa mes rripave janë montuar nëntë gurë zafiri blu, 18 karatë dhe tre diamante të bardhë.

Gjithçka e garantuar me certifikatë IGI-HRD në Belgjikë. Këto shapka janë më të shtrenjtat në botë dhe kanë një vlerë prej plot 290 mijë euro. /a.y/noa.al