Transmetuar më 26-06-2017, 15:42

Eurodeputeti Eduard Kukan duket se nuk e ka mirëpritur përfshirjen e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, në fushatën elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke folur në konferencën e ditës së sotme me vëzhguesit afatshkurtër të OSBE-ODHIR, ai tha se “E vërteta është që Meta ishte apo është zgjedhur President në parlament nga shumica kushtetuese".

"Dhe unë do ju përgjigjem që në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar partie për shkak se ai duhet të kryejë përgjegjësitë dhe detyrat e tij objektive dhe të paanshme karshi gjithë popullsisë së vendit”, – tha z.Kukan.

Ai kërkoi që gazetarët ta gjejnë përgjigjen brenda deklaratës së tij. /a.y/noa.al/