Transmetuar më 26-06-2017, 14:50

Në të parën deklaratë të dhënë sot, misioni i OSBE-ODHIR ka numëruar gjithë problemet që shoqëruan procesin zgjedhor dhe atë të numërimit deri tani.

Shefi i misionit theksoi se dita e djeshme ka qenë e ngarkuar vëzhgimesh, pati raporte nga mediat dhe thashetheme, por nënvizoi se “Dita e djeshme ishte më pak e nxehtë sesa koha”.

Sipas tij, numërimi vazhdon dhe miqtë vazhdojnë të vëzhgojnë. Ai falënderoi vendin dhe autoritete e tij dhe administratën zgjedhore që e kanë bërë punën në rrethana shumë të vështira.

“Jam paksa i zhgënjyer që shumë prej tyre dhe veçanërisht klima e besimit dhe presioni vazhdoi të vihej re edhe gjatë zgjedhjeve, si rezultat i një ngërci që partitë kanë ndaj vendit”- tha ai.

Sipas deklartates, “Ka ardhur koha ta adresojmë këtë çështje dhe besoj që qeveria e re të bëjë diçka për këtë në mënyrë të shpejtë dhe efektive, do të ketë mbështetjen tonë”.

Akuzat për blerje votash dhe presionet ndaj zgjedhësve ulën besimin e publikut në proces. Gjatë një dite zgjedhjesh në një numër të theksuar qendrash nuk u respektuan plotësisht procedurat, pati vonesa në shumë vende, parregullsi kyçe u vëzhguan.

Kjo përfshin markimin me bojë të munguar, votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë të partive brenda dhe jashtë qendrave të votimit.

Shqetësimet nga intimidimet nga aktivistët e partive, numërimi u vonua, transparenca nuk ishte gjithmonë e garantuar.

Zgjedhjet u zhvilluan në kontekstin e elementëve të ndryshëm zgjedhor mes PS dhe PD dhe besim të ulët në proces elektoral.

Në emër të delegacionit të Parlamentit Europian Eduard Kukan tha: "Jemi të kënaqur pavarëshit parregullsive. Rezultati të njihet nga të gjitha partitë. Vetingu dhe reforma në drejtësi të jenë të përfunduara. PE është mbështetësi më i fortë i procesit të zgjerimit por me kusht që informacioni që ne marrim të jetë serioz lidhur me kërkesat që janë lënë pr tu zbatuar". /b.l/noa.al/