Transmetuar më 26-06-2017, 14:12

Këto ditë e gjithë vëmendja mediatike është marrë nga zgjedhjet parlamentare, por për finalistët e Big Brother ka qenë një ditë pushimi e plotë. Nga profili zyrtar, për momentin, Olsi, njëri prej personazheve më luftarakë, ka shkruar një mesazh pak orë pas finales së Big Brother.

Në një status të gjatë Olsi i ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe, pa dyshim, nuk e ka lënë mënjanë edhe autokritikën. Në mesazhin e tij, s’mund të linte pa përmendur Fiorentinën, atë që e quan zgjedhjen më të mirë të Big Brother dhe që tashmë do të nisë një Big Brother jashtë.  

“Nuk di nga t’ia nis më përpara… faleminderit të gjithëve për mbështetjen në 3 muaj në Big Brother 9. Më bëtë të kuptoj që ju kam dhuruar buzëqeshje, dhe pse kam pasur dhe unë gabimet e mia, sepse njerëz perfektë nuk ka në këtë botë.

Të paktën pranoj dhe të mirën dhe të keqen që kam bërë për 3 muaj. Faleminderit dhe ju të tjerëve që jeni shprehur keq ndaj meje, më keni bërë të kuptoj që në këtë jetë nuk do të të duan të gjithë. Fundja, unë kështu jam, kush më njeh, e di dhe kush nuk më njihte, e mori vesh për 3 muaj.

Faleminderit familja ime dhe shoqëria ime, dhe ëmbëlsira për në fund, faleminderit që më dhurove xhelozi, më bëre të kuptoj që ishe zgjidhja ime më e mirë, OLFI, gati për Big Brother jashtë zemra”, shkruan Olsi.