Transmetuar më 26-06-2017, 14:05

Në Elbasan persona të paautorizuar janë konstatuar brenda vendeve të numërimit të votave.

Më konkretisht nga KZAZ-ja në Elbasan me vendim Nr.87, është kërkuar ndërhyrja e forcave të policisë për largimin nga VNV-ja të personave të paautorizuar për të qëndruar brenda ambienteve në VNV-së.

Efektivët e policisë pas kërkesës së bërë nga KZAZ-ja dhe pas marrjes së vendimit Nr.87 kanë ndërhyrë në VNV për nxjerrjen e personave të paautorizuar sipas kërkesës së KZAZ-së dhe kanë larguar të gjithë personat e paautorizuar.

Uniformat blu janë larguar me vendim nr.88 të KZAZ-së.

Gjatë ndërhyrjes nuk ka patur probleme mes policisë dhe personave që u larguan nga ana e policisë nga ambientet e VNV-së. /a.y/noa.al