Transmetuar më 26-06-2017, 12:36

Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur 11:10, në rrugën Shkodër- Velipojë në vendin e quajtur ura Gjolulit, ku dy automjete me targë AA820LO dhe automjeti me targë SK1788AI kanë dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar 3 persona.

Menjëherë pas aksidentit të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje u dërguan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor të cilët kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /b.l/noa.al/